SPAK ia lë në dorë Bashës vettingun e politikanëve

Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga Partia Demokratike.

Lidhur me vettingun në politikë, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer këtë proces. Kraja kundërshtoi që SPAK të bëjë vettingun e politikanëve, duke e cilësuar si ngarkesë.

“Në raport me materialin që është përgatitur për përfshirjen  e SPAK. Është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për tu realizuar që përfshin rreth 200 subjekte. Një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar.

Formalisht është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë detyra të tjera, por këto nuk duhet të pengojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale. Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative me OFL-të. Ishte një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës tonë. Prandaj do ta vlerësoja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces. Jam kundër përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme në këtë proces administrativ,” deklaroi Kraja.

Read Previous

Arrihet marrëveshja, Gjermania ka një qeveri të re

Read Next

Përmbytet varka me emigrantë të nisur për në Britani / Më shumë se 20 të vdekur