Spaho: Zyrtarët e strukturave vendore Korçë-Pogradec presion delegatëve për 18 dhjetorin

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i pozicionuar krah Berishës, ka lajmëruar nëpërmjet një statusi në Facebook se, delegatëve të PD po u bëhet presion për të firmosur formularin e shpërndarë nga Basha për kuvendin e 18 dhjetorit.

Postimi i Spahos:

Dje isha në Bashkitë Pogradec Devoll, Maliq dhe ish- komunën Bulgarec për të ndjekur përgatitjet për Kuvendin e PD në datën 11 Dhjetor.

Nga evidentimi i firmëtarëve emër për emër, rezulton që deri dje situata paraqitet e tillë:

Në Pogradec nga 155 delegatë të Kuvendit kanë firmosur 101 delegatë.

Në Devoll nga 104 delegatë gjithsej kanë firmosur 68 delegatë.

Në Maliq nga 118 delegatë kanë firmosur 65 delegatë. Në këtë Degë 7 delegatë nga ata që nuk kanë firmosur ndodhen jashtë vendit.

Në ish-komunën Bulgarec (pjesë e Bashkisë Korçë) nga 20 delegatë kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor, 17 delegatë.

Në tërësi rreth 65% e delegatëve të Kuvendit të PDSH në këto njësi, kanë firmosur për mbajtjen e tij në datën 11 Dhjetor dhe sipas axhendës së publikuar.

Mbledhja e firmave nga delegatë që ende nuk kanë firmosur vazhdon. Dje më dorëzuan edhe 16 formularë të tjerë të firmosur për të mbajtur Kuvendin e PDSH në datën 11 Dhjetor.

Delegatë të shumtë më konfirmuan se drejtues të degëve të mësipërme i kanë kontaktuar dhe ju bëjnë presion që të firmosin për antiKuvendin e datës 18 Dhjetor.

Pavarësisht kësaj, qëndrimi i tyre është i vendosur në mbështetje të Doktor Berishës dhe foltores sëntij, për një PD më të madhe, më tënbashkuar dhe më të hapur, për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.” e mbyll njoftimimin e tij deputeto demokrat në rrjetin social.

Read Previous

Ksavi Hernandez: Barcelona nuk ka më kohë për të humbur

Read Next

Abilekaj: Luca – kurthi i parë i Ramës për Albin Kurtin