Spahia: Në 14 Maj të na bashkohen socialistët e zhgënjyer

I vetmi kryebashkiak i opozitës në detyrë, Bardh Spahia u shpreh se rezistenca që tregoi Shkodra në zgjedhjet e 2021 duhet të shtrihet në të gjithë vendin në këtë 14 Maj. Spahia kërkoi që në 14 Maj për të të votojnë dhe socialistët e zhgënjyer, dhe të gjithë ata qytetarë pa parti që kërkojnë ndryshimin.

Bardh Spahia: Të dashur demokratë, fort të nderuar shkodranët e mi. Kam nderin tju sjell nga Shkodra mesazhin më të rëndësishëm të kësaj fushate, vetëm të qëndrojmë të fortë dhe të rezistojnë ne mund tja dalim.

Në Shkodër nuk e humbëm besimin, Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi mashtrimin. Janë vetëm 30 ditë dhe nga sot puna jonë është me njerëzit dhe për njerëzit, ne jemi alternativa më e mirë për Shqipërinë, sepse ne punojmë me dashurinë për familjen, me dashurinë për vendin.

Nuk ka rast më të mirë se ky, sesa të ftoj socialistët të na bashkohen në 14 Maj. Votoni kudo kandidatët e opozitës së vërtetë. Bashkë ne do të fitojmë, do të ndryshojmë për mirë jetën tonë.

Në Shkodër ne do të votojmë, por duhet të fitojmë në të gjithë Shqipërinë.

Read Previous

“Do t’i kthejmë fatin qytetit të Elbasanit”/ Boçi: Koha është e qytetarëve

Read Next

Cara: T’i japim fund batërdisë që i është bërë Durrësit