Sot zhvillohen zgjedhje për kryetarë dege të PD në Mallakastër/ Ja emrat e kandidatëve

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhje për kryetarë dege të PD në Mallakastër.

Komisioni i Rithemelimit të PD ka publikuar emrat e kandidatëve që do garojnē.

 

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

1. Astrit Adem Xhafaj
2. Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Read Previous

Rusia akuzohet për krim ‘monstruoz’ lufte për sulmin në stacionin Kramatorsk

Read Next

Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste/ Këndohet himni kombëtar dhe ai i Ukrainës