Sondazhi i fundit/ Kuvendi i Berishës apo i Bashës, cili ka mbështetjen më të madhe?

Më shumë se dy në pesë votues të Partisë Demokratike (43%) mendojnë që Kuvendi i 11 dhjetorit – thirrur nga Sali Berisha – është legjitim.

Një në katër votues të PD-së (25%), mbështesin Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Po aq votues të PD-së (24%) mendojnë që asnjë nga të dy mbledhjet e Kuvendit demokrat nuk është legjitim.

Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.

Sondazhi i fundit i Euronews/ Kuvendi i Berishës apo i Bashës, cili ka

Ata mbështesin më shumë Kuvendi Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha (21%), se sa atë të thirrur nga Sali Berisha (18%).

Sondazhi i fundit i Euronews/ Kuvendi i Berishës apo i Bashës, cili ka

Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.

Read Previous

Korrupsioni, SHBA-të, FMN-ja dhe tenderët e qeverisë

Read Next

Basha e quan kuvendin e thirrur nga delegatët e partisë që “drejton”, kuvend hajnie