Sociologu Gëzim Tushi: Popullsia jonë po plaket shumë shpejt

Sociologu Gëzim Tushi deklaroi se Shqipëria është ndër vendet me ritmet më të larta të plakjes së popullsisë në Evropë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tushi u shpreh se problemi është biologjik, por edhe social.

Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, do të jemi të detyruar që ta marrim brezin e ri nga jashtë vendit.

“Ritmet e plakjes së popullsisë shqiptare janë jashtëzakonisht të larta, më lejoni ta theksoj. Ne akoma nuk jemi vendi më i plakur i Evropës, kemi moshën mesatare 37-38-vjeç.

Është Franca dhe Gjermania, mbi 42 vjeç, por jemi ndër vendet që kemi ritmet më të larta të plakjes së popullsisë në Evropë. Jemi ne, janë republikat baltike, Portugalia, që kanë ritme shumë të larta.

Ne po plakemi me shpejtësi, do të thotë që numri i lindjeve po bie, jetëgjatësia e të moshuarve po vazhdon të shtohet dhe do të kemi këto probleme. Problemi është biologjik dhe social.

Ka prognoza të frikshme, fakti që jemi rrudhur, që kanë ikur të moshës riprodhuese. Po vazhduam kështu, do të jemi të detyruar që ta importojmë brezin e ri nga jashtë”, theksoi ai.

Read Previous

Kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta, në doza, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Read Next

Sondazhi/ Këlliçi fitues përballë Veliajt