Socialisti i dorëzon teserat Berishës: Jepja Taulantit dhe Belindës

Një kërkesë të pazakontë mori Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar këtë të diel në Fushë Arrëz. Në nisje të fjalës së tij është afruar në podium një qytetar që thoshte se ishte socialist i vjetër dhe i ka dhënë Berishës dy tesera të Partisë Socialiste që sipas tij nuk i duheshin më.

“Doktor Berisha, 30 vjet pas teje, unë kam qenë anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Kam punuar në të gjithë Europën, por tani ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet që ka vënë Rilindja… nëse e ke shok Edi Ramën unë po ja shes 2 tesera, një për Taulantin dhe një për Belindën. Jepjua atyre.

Nuk vazhdohet kështu. Ti besoj se i ke shok. Je i nderrum dhe i respektum gjithë jetën”, – u shpreh qytetari pas dorëzoi teserat. Në një reagim Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se qytetari ka bërë “një akt atdhetarie të vërtetë”.

Read Previous

Aksident i rëndë në Vlorë/ Dy makina pëplasen në kryqëzim, njëra përfundon në lokal

Read Next

VOA/ Pse po zhvlerësohet euro dhe pasojat në ekonomi