Socialistët do të mblidhen javën tjetër- diskutohet emri i presidentit dhe çështja e Aqif Rakipit

Shpallja non grata e ish-deputetit Aqif Rakipi ka vënë në lëvizje grupin parlamentar të PS.

Ditën e martë do të mblidhet Grupi Parlamentar dhe do të diskutojë për qëndrimin ndaj djalit të Aqif Rakipit, deputetit të PS, Ornaldo Rakipi.
Po ashtu mësohet se në Grupin Parlamentar do të propozohen edhe emrat për Presidentin e ri.
Për presidentin e ri kanë qarkulluar disa emra, por ende nuk ka asgjë konkrete qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita.

Pas mbledhjes së asamblesë pak dite me parë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër.

Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin dhe nuk varët nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Read Previous

Trump: Ngjarjet në Ukrainë genocid

Read Next

Berisha: Nuk i druhem asgjëje mbi tokë, kam kodin tim të pa thyeshëm