Skandali/ Në PD nuk paguhen dritat dhe uji/ Bardhi dhe Basha zhdukin fondet?

Sekretari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar në një studio televizive, se Komisioni i Rithemelimit, nuk paguan ujin dhe dritat.

Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit, i kërkon ende që të firmosë për të paguar dritat dhe ujin e selisë së PD-së.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD.”-tha Bardhi.

Në fakt Gazment Bardhi gënjen publikisht pasi e vërteta është se personi përgjegjës se pse nuk janë paguar dritat dhe uji është pikërisht ai. Kjo për një fakt të thjeshtë. Gazment Bardhi pas ikjes me turp nga selia e PD-së, ka vjedhur vulën e PD dhe e mban në shtëpi.

Kur dikush ikën nga një selia, është apo nuk është përfundimtar vendimi i gjykatës, vula lihet në seli, në sekretari.

Tani, Gazment Bardhit i kanë kërkuar të kthejë vulën apo të kryejë procedurat për të bërë pagesat e dritave dhe ujit?

Nga ana tjetër ka edhe një detaj. Nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për pagesat e dy muajve të fundit. Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për muaj me radhë nuk kanë paguar dritat dhe ujin, duke e lënë PD-në në borxhe.

Pra, Bardhi është kërkuar jo për pagesat e ujit dhe dritave për sot, siç pretendon ai. Por, për milionat e lekëve që janë debitorë ndaj OSHEE-së dhe ujësjellësit.

LEXO EDHE:  Luli ka ditëlindjen/ CNA.al zbulon tortën dhe dhuratat

Sipas dokumentave të siguruara nga CNA.al, janë dhjetëra milionë lekë detyrime të papaguara.

Rithemelimi ka hyrë në seli rreth dy muaj më parë, por janë tre muajt e parë të këtij viti, dhe muaj të tjerë të viteve të shkuara që nuk janë paguar dritat dhe uji. Ndërkohë që PD-ja ka marrë qindra miliona lekë fonde nga KQZ-ja.

Ku kanë shkuar paratë? I ka vjedhur Gaz Bardhi? I ka vjedhur Luli?

Kush i ka marrë lekët? Pse nuk janë paguar dritat? Pse nuk është paguar uji?

Fakti është se ky zotëria ka marrë vulën dhe e ka kërkuar administrata që të kryhet pagesa. Dhe jo vetëm pagesat e këtyre dy muajve që ka shkuar Rithemelimi në seli, por të të gjithë detyrimeve që janë të mbartura edhe kur kanë qënë Luli me Bardhin. I kanë marrë paratë nga KQZ-ja, por nuk kanë paguar as drita as ujë.

Pra, Bardhi gënjen publikisht se është ai që nuk ka paguar dhe e ka thirrur administrata që të kthejë vulën e të bëhen pagesat./CNA.al

Read Previous

Raundi i pare për zgjedhjen e presidentit rrezikon të zhvillohet pa kandidat

Read Next

Deputeti i PS propozon Gramoz Ruçin për president