Skandali me publikimin e pagave/ Rama: Ishte pasqyrë e një deformimi të madh

Kryeministri Edi Rama foli sot në një konferencë me mediat lidhur me ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet e krijuar pas skandalit me publikimin e pagave të shqiptarëve.

“E keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së vet negative kishte dhe një anë jo të vogël pozitive sepse i gjithë opinioni publik u ballafaqua me një realitet i cili pavarësisht rregullimeve në vite, ishte pasqyrë e një deformimi të madh, për të cilin ne jemi të vetëdijshëm e kemi qenë.

Sikundër e bëmë me dije, ngritëm njësinë speciale të anti informalitetit për të ushtruar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të gjithë situatës.

Vlerësojmë bizneset që deri tani kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve.”

Read Previous

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme/ I nxehti do të përfshijë vendin

Read Next

Kokalari: Pompeo në Tiranë për para