Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit/ Petrit Vasili, thirrje SPAK dhe KQZ-së

Një skandal është denoncuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni investigativ “Piranjat”.

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi ka hequr nga puna sanitaren pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim elektoral të opozitës në këtë qytet.

Kreu i PL-së, Petrit Vasili ka kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të kryebashkiakës nga zgjedhjet si dhe ka kërkuar nga SPAK që të fillojë hetimet.

“Të tmerruar dhe në panik nga humbja e padiskutueshme në 14 maj rilindasit në bashkitë moniste kanë nxjerrë hapur fytyrën e tyre të nxirë.

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Rroskovec shantazhon dhe kërcënon hapur në mënyrën më të ulët një sanitare shkolle se ka marrë pjesë në një miting të opozitës.

Kjo rilindase me sjellje të neveritshme kërcënon një grua të thjeshtë me bukën e gojës.

Kjo rilindase e pështirë trajton postin si pronë private, që vë dhe heq nga puna kë do ajo dhe thotë me gojën plot se marrja në punë qenka nder që e bëka ajo sikur të ishte në mallin e të jatit.

Kjo rilindase e fryrë dhe militante e marrë kërkon izolimin e veprimtarëve dhe drejtuesve tëopozitës në Rroskovec duke dënuar njerëzit e tjerë vetëm sepse komunikojnë dhe flasin me ata.

Shkeljet e ligjit janë flagrante dhe skandaloze në dritën e diellit.

Kjo Kryetare arrin deri edhe të ofrojë pazar, që e vërteta të mos dalë në shesh dhe media të mos bëjë detyrën, sepse këta rilindas janë mësuar të blejnë me para censurimin e të vërtetës.

Si mund të konkurrojë një si kjo që bastardon detyrën e Kryetares së Bashkisë me veprimet e saj të paligjshme dhe të një morali njerëzor mizerabël.

Emisioni ‘Piranjat’ si misionare e së vërtetës nxori në shesh fytyrën e vërtetë të rilindasve kur ulen në karrige.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përjashtoje urgjentisht Bufin nga konkurimi për Zgjedhjet e 14 majit sepse shkeljet e Kodit Zgjedhor janë flagrante dhe shumë të rënda.

SPAK duhet të filloje urgjent hetimin për ‘Shpërdorim Detyre’ për këtë rast i cili është përpara syve të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

KQZ dhe SPAK të veprojnë menjëherë për të mos u inkriminuar si përgjegjës dhe shkaktarë, që me mosveprimet e tyre po cënojne standartin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qëndrimi shumë i rrept ligjor ndaj rastit Bufi është qëndrim kundër mizerabilitetit antiligjor arrogant dhe mafioz të rilindjes kudo që ajo ushtron detyra shtetërore.

Provat filmike ja ku i kanë, por edhe denoncimet zyrtare do t’i kenë në tavolinë”, tha ai.

 

 

Read Previous

Këlliçi: Më kanë kërcënuar familjen

Read Next

Berisha: Shumë shpejt, Rama do i thotë mirupafshim pushtetit