Skandali i përgjimeve/ Qeveria greke në fije të perit

A do të çojë skandali i përgjimeve në ndryshimin e qeverisë në Athinë? Opozita shpreson, por qeveria e ka mbijetuar deri tani.

Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Periudha legjislative përfundon në korrik 2023, por është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme më 9 prill. Dy gjëra janë tashmë të sigurta: Së pari, publiku nuk do të marrë asnjë përgjigje për pyetjet e hapura për skandalin e përgjimeve, që po përhapet gjithnjë e më shumë. Dhe së dyti, fushata zgjedhore ka të ngjarë të kthehet në një përleshje mes konservatorëve në pushtet partisë Nea Dimokratia dhe aleancës së krahut të majtë Syriza.

Kjo u bë e qartë gjatë një debati tre-ditor në parlamentin grek javën e kaluar. Debati u shkaktua pas një mocioni mosbesimi nga kreu i opozitës Alexis Tsipras të mërkurën (25 janar 2023). Shkak për këtë është bërë një raportim i autoritetit për mbrojtjen e të dhënave (ADAE) për skandalin e përgjimeve që ka pushtuar Greqinë prej muajsh.

Agjencia konfirmoi se shërbimi sekret EYP kishte përgjuar Ministrin e Punës, Kostas Chatzidakis dhe pesë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Greke, Konstantinos Floros. Muaj më parë ishte bërë e ditur se eurodeputeti Nikos Androulakis, kryetar i partisë së tretë më të madhe, PASOK, dhe dy gazetarë ishin përgjuar.

“Drejtësia do të sqarojë çështjen”Griechenland Athen Parlament Abstimmung Misstrauensvotum Mitsotakis

Kryeministri Mitsotakis në Parlament

Për pyetjen pse ka ndodhur kjo, gjatë debatit deputetët dhe publiku grek nuk morën përgjigje nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Edhe pse nuk e mohoi përgjimin, ai tha se nuk dinte asgjë për këtë. Gjyqësori do ta sqarojë rastin”, tha thjesht Mitsotakis. Ai e përdori debatin për të folur gjatë për gabimet e qeverisë së mëparshme dhe për skandalet në të cilat politikanët e Syriza dyshohet se ishin përfshirë gjatë mandatit të tyre nga 2015 deri në 2019. Ai akuzoi kryetarin e Syriza-s Tsipras se ka nisur një “luftë të ndyrë” politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Read Previous

Kujdes nga salmonela, lajini vezët e fshatit para përdorimit

Read Next

Belind Këlliçi, jo vetëm kandidati i duhur, por edhe fitues më 14 maj!