Skafi pësoi defekt afër Karaburunit, shpëtohet familja kosovare

Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një skafi me pesë persona ne bord në zonën mbas Karaburunit.

Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi një defekt në motorr ka sjellë dhe rrezik mbytje te skafit me pesë persona në bord midis tyre dhe një fëmijë.

Në skaf ka qenë një familje nga Kosova prej 5 personash dhe një fëmijë. Bëhet me dije se ata ishin nisur nga Saranda drejt Vlorës dhe u ka mbaruar karburanti.

Në vendin e quajtur Skalom te Beget pas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin dhe në këto momente po e tërheq drejt Portit ndërsa personat në bord janë mirë.

Read Previous

Covid-19 shkurtoi me 2.5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve në 2020-2021

Read Next

Vala e nxehtë, sot temperatura deri në 38 gradë