Situata në veri/Reagon Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Reagon Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Kreu i Këshillit Europian ka bërë thirrje që të dyja palët të tërhiqen në mënyrë që situata të qetësohet.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e eskalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE-së, Miroslav Lajçak.

U shpreh me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Michel.

 

Read Previous

Trupat izraelite vrasin katër anëtarë të Hamasit në sulmet e Bregut Perëndimor

Read Next

Kosova dhe Serbia, e Shqipëria si spektatore.