Sistemi online jashtë funksionit/ Rama: Kundërofensiva po rezulton e suksesshme

Kryeministri Edi Rama shprehet pas sulmit kibernetik se  Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme.

“Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pranoi një ditë më parë një sulm kibernetik, ndërsa njoftoi mosfunksionimin e faqeve shtetërore online për një kohë të papërcaktuar.

Një sërë institucionesh kanë ndërprerë shërbimet, duke penalizuar kësisoj qytetarët e bizneset.

Read Previous

VIDEO/ Berisha: Shqipëria mes zjarreve, Shqipëria në mëshirë të fatit!

Read Next

Dyshimet/ A po vjen nga Lindja e Mesme sulmi kibernetik mbi Shqipërinë?