Si u manipulua fotoja e vajzës së bombarduar në Ukrainë

Pasi një sulm ajror rus goditi një shkollë në qytetin ukrainas të Chernihiv, një video e një vajze të mbijetuar u bë virale në mediat sociale. Por shumë shpejt historia e saj u përdor nga media bjelloruse pro-Kremlinit që e shpallën atë video si të falsifikuar.

“Nuk kishte asnjë fishkëllime, shushurimë apo zhurmë granatimesh. Thjesht ndërtesa u godit dhe papritmas gjithçka u errësua. Ndërtesa u shemb,” – thotë vajza e identifikuar si Tania në videon e publikuar.

Ajo u plagos në një sulm ajror në fillim të marsit kur po ndihmonte në ngarkimin e ndihmave humanitare në shkollën numër 21 në Chernihiv, në veri të Kievit, kur një raketë goditi ndërtesën.

Autoritetet nuk e përmendën emrin e shkollës, por BBC tha se kishte qenë në gjendje të konfirmonte ndërtesën përmes imazheve të postuara në aplikacionin Telegram.

Autoritetet lokale raportuan atëherë se avioni rus kishte goditur dy shkolla në të njëtëtn ditë, duke lënë 9 persona të vdekur dhe 4 të plagosur.

Image showing two photographs of a school - with piles of clothes on the left and smashed windows and rubble on the floor on the right

Tania u rrëzua nga shpërthimi. Ajo thotë se kur rifitoi vetëdijen, kuptoi se ishte gjallë dhe mund të ecte. Ajo thotë se u ngrit në këmbë dhe pa përreth njerëzit në gjendje paniku. Ajo vuri re gjithashtu trupa të shtrirë në dysheme, duke përfshirë atë të një gruaje që kishte qëndruar pranë saj vetëm disa minuta para shpërthimit.

E frikësuar, ajo iku në shtëpinë e saj.

Aty, ajo postoi një video në Instagram – ende e mbuluar me gjak dhe me lëndime të dukshme në fytyrë – në të cilën shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

“Isha në shkollën numër 21 kur ndodhi shpërthimi. Kam mbijetuar, ju uroj fat të gjithëve, shpresoj të jeni më me fat se unë. Pse po e regjistroj këtë histori? Thjesht sepse kishte shumë fëmijë në atë shkollë. Nuk e di nëse kanë mbijetuar. Thjesht dërgojani këtë video të gjithë miqve tuaj rusë” – thotë ajo në video.

Screenshot of a video showing a young woman covered in blood with visible injuries on her face

Në pak orë, video e saj u bë virale në Ukrainë. Klipi mblodhi dhjetëra mijëra shikime vetëm në Instagram dhe u publikua nga faqet e lajmeve ukrainase.

Tania i tha BBC-së se kishte fituar mijëra ndjekës të rinj dhe kishte marrë dhjetëra mesazhe në Instagram – disa mbështetëse, disa kërcënuese.

Ajo tha se njerëz nga Rusia i shkruanin dhe disa prej tyre kërkuan falje për veprimet e autoriteteve ruse, por të tjerët nuk e besuan historinë e saj dhe e quajtën “fake”.

Si nisi manipulimi

Shumë shpejt miqtë e Tanias filluan t’i dërgonin pamjet e saj nga mediat ruse dhe bjelloruse, në të cilat videoja e saj përshkruhej si një sajesë.

Këto raporte e përshkruan atë si një “nxënëse”, pretenduan se plaga në fytyrën e saj nuk ishte e vërtetë dhe pretendohej se gjaku në fytyrën e saj nuk dukej natyral dhe se ajo po sillej shumë “normalisht” për një person që sapo i kishte mbijetuar një bombardimi.

Kuptohet që pretendimet ishin të rreme. Tania nuk është “nxënëse” – ajo është 29 vjeç dhe ka punuar si kameriere para se të fillonte pushtimi. Fotot që ajo i bëri vetes në ditën e dytë pas shpërthimit tregojnë qartë lëndimet në fytyrë në përputhje me pamjet që ajo postoi në Instagram.

A close-up of a young woman's face with clearly visible injuries, including a cut around her mouth

Sa i përket qetësisë së saj, Tania i tha për BBC se ishte në “shok” kur regjistroi videon.

“Isha e qetë dhe nuk u tremba. Thjesht e tronditur. Disa orë pas kësaj, isha në histeri. Për dy ditët e ardhshme, nuk mund të haja apo të flija, thjesht qaja. Ishte një makth” – tha ajo.

Disa media ruse raportuan gjithashtu se shkollat në të gjithë Ukrainën pushuan së funksionuari në fillim të pushtimit dhe pretendojnë se nuk mund të kishte shumë fëmijë në shkollë në kohën e shpërthimit.

Por shkolla po përdorej si një pikë grumbullimi për ndihma humanitare dhe konsiderohej një vend i sigurt nga banorët vendas, thotë Tania, disa prej të cilëve kishin sjellë fëmijët e tyre atje.

Vyacheslav Chaus, kreu i administratës shtetërore rajonale të Chernihiv tha se bodrumi i shkollës ishte i hapur në mënyrë që civilët vendas të mund të fshiheshin në rast granatimesh.

Tania është një nga shumë civilëve ukrainas që janë akuzuar nga mediat ruse – madje edhe qeveria ruse – për mashtrim me sulmet.

Ministria e Jashtme ruse dhe ambasadat e saj kanë shpërndarë një projekt shumëgjuhësh të quajtur “kontrolli i fakteve” që pretendon se ofron “informacion të paanshëm për atë që po ndodh në Ukrainë”.

Dhe kjo fushatë pretendon se Ukraina është agresori, se ukrainasit po kryejnë krime lufte dhe se çdo provë e keqbërjes ruse është e fabrikuar./lapsi.al

Read Previous

Kukës/ Plagosje me armë, arrestohet autori

Read Next

Nuk ka surpriza në Francë- Macron drejt mandatit të dytë