Si po mashtrohen shqiptarët nga trafikantët në Britaninë e Madhe

Emigrantët shqiptarë po mashtrohen nga trafikantët e pamëshirshëm të qenieve njerëzore për të bërë kalime të rrezikshme në Kanal përpara se kryeministri i ardhshëm i Britanisë të marrë detyrën.

Ata që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm po paralajmërohen se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me patrulla, duke ulur gjithashtu tarifat e tyre nga 10,000 £ në 2,000 £.

Deputetët mbrëmë u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për deportimin e emigrantëve në Ruandë pas rritjes së numrit të shqiptarëve që përdorin varka të vogla për të hyrë në Britani.

Shifrat kanë zbuluar se emigrantët nga vendi ballkanik – një anëtar i NATO-s që dëshiron të anëtarësohet në BE – tani përbëjnë katër në dhjetë të ardhur nga Franca veriore.

Përshkallëzimi bëri që 1075 shqiptarë të mbërritën në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla brenda gjashtë javëve deri më 12 korriik.

Ata përbënin 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga bandat gjatë kësaj periudhe – duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera duke përfshirë afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.

Read Previous

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, disa të plagosur, mes tyre një fëmijë

Read Next

Inceneratori i Tiranës merr indirekt 310 mijë euro nga fondet e IPARD, ja skema