Si ka mundësi Erion Isai la një pagë prej afro 5 milion lekë në TV për një pagë kryebashkiaku 680 mijë lek ?

Nga Driatik Doçi

Dosja e Çuçkës së Kolonjës / A do të tërheqë SPAK fijet e ‘peshkaqenëve të tenderave’ Gentian Sula i Agikons, Ardit Metaliaj, Arbër Abazi dhe Zeqillari? Kush është sekseri Lirjan Hyseni

Një dosje në SPAK i jep përgjigje pyetjes se pse humoristi Erion Isai la me dhimbje një pagë mbi 5 milionë lekë në muaj në televizion, për një rrogë 680 mijë lekë si kryebashkiak i Kolonjës, një sakrificë kjo fort e rrallë në Shqipëri, duke vendosur interesin e popullit mbi interesin e xhepit familjar.

Dosja me përgjime tregon vjedhjet e paskupullta dhe ordinere deri tek drutë e zjarrit, rezervimi i vendeve të punës, sapuni, vajrat, enët kuzhinës etj.

Sekseri dhe nyja e aferave është ky personazhi në foto, Lirjan Hyseni, në krah të ‘Çuçkës’, çuditërish ende i lirë dhe në detyrë, bashkë me vetë ‘Çuçkën’.

Më e dhimshme është vjedhja e naftës dhe parave të fermerëve. Patatë e tyre i kanë marrë njerëz që pinë kafe çdo ditë në Bllok, që plugun dhe arat i kanë parë vetëm në televizor.

Tenderat pilotohen nga Hyseni dhe Isai. Hyseni i thotë për shembull, Shyqyri Xhengos, të shkojë shpejt të ‘takojë’ kryeyarin Isain (Çuçkën) për të kapur një tender të madh.

Imagjinojeni vetë se si i kanë marrë nga Çuçka tenderat me vlerë miliona euro Gentian Sula i Agikons, Ardit Metaliaj, Arbër Abazit, Zeqillari, Pjetër Nikolli etj.

A do t’i tërheqë SPAK fijet e ‘peshqëve të mëdhenj’ apo do të mbtetet tek arka me peshk e Rovena Vodës?! Kjo është dilema.

Read Previous

Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në fundosjen e anijes Moskova, raporton gazeta ruse

Read Next

Ish-ambasadori francez: Perëndimi me standarde të dyfishta, sulmi ndaj Ukrainës s’është më skandaloz se ai ndaj Irakut