Shtyhet seanca gjyqësore për Erion Veliaj

Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Erion Veliajn, i cili është akuzuar për shpifje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatëve të Veliaj në seancë.

Përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, në një prononcim për mediat, tha se Veliaj nuk ka asnjë provë në lidhje me akuzat.

“Kemi kaluar në seancë gjyqësore, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së avokatëve. Kërkojmë shpalljen fajtor të Erion Veliajt për shpifje, besoj se ai është vetë koshient që nuk ka se çfarë prova të depozitojë. Nuk ka dhënë asnjë argument për mungesën”, u shpreh avokati mbrojtës i Bashës në dalje të GJKKO-së

Read Previous

Bundestagu i dominuar nga burrat – Gratë jo sa duhet të përfaqësuara

Read Next

Ç’BËN KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË EDI RAMA NË AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, “WEST POINT”?