Shtyhet procesi gjyqësor për ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofoeva, e arrestuar në Shqipëri për sulmin në repartin ushtarak në Çekin të Gramshit në gusht të vitit 2022.
Shteti rus, nëpërmjet organeve të drejtësisë ka kërkuar më herët ekstradimin e saj pasi një gjykatë në Rusi e ka dënuar atë për “marrje në mënyrë të paligjshme të informacioneve sekrete shtetërore.
Ndërkohë në Shqipëri ajo është nën hetim për ngjarjen në uzinën e Gramshit.
Shkak për shtyrjen e procesit të sotëm u bë mungesa e prokurorit të çështjes.