Shteti Islamik në Afganistan mund të ketë kapacitetin për të goditur SHBA-në vitin e ardhshëm

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka vlerësuar se Shteti Islamik në Afganistan mund të ketë aftësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara në vetëm gjashtë muaj – dhe ka si synim ta bëjë këtë, i tha Kongresit një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Komuniteti i inteligjencës aktualisht vlerëson se si Isis-K [Provinca Khorasan i Shtetit Islamik, grupi me bazë në Afganistan] dhe al-Kaida kanë synim të kryejnë operacione të jashtme, përfshirë kundër Shteteve të Bashkuara, por asnjëra aktualisht nuk ka aftësinë për ta bërë këtë. Ne vlerësojmë se Isis-K munda ta gjenerojë atë aftësi diku midis gjashtë ose 12 muajve, “tha Colin Kahl, nën sekretari i mbrojtjes për politikën.
Afganistani mund të përbëjë ende shqetësime serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së, edhe pasi përfundoi luftën e saj pas dy dekadash me humbje në gusht.

Talebanët, të cilët fituan luftën, janë armiq të Shtetit Islamik dhe kanë parë se përpjekjet e tyre për të vendosur ligjin dhe rendin, pas tërheqjes së SHBA-së, janë penguar nga bombat vetëvrasëse dhe sulme të tjera për të cilat Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë.

Në dëshminë para komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit, Kahl tha se ishte ende e paqartë nëse talebanët kanë aftësinë për të luftuar në mënyrë efektive Shtetin Islamik, pas tërheqjes së SHBA-së në gusht. SHBA luftoi kundër talebanëve si dhe grupeve goditëse si Shteti Islamik dhe Al-Kaida.

“Ne vlerësojmë se talebanët dhe ISIS-K janë armiq të vdekshëm. Pra, talebanët janë shumë të motivuar për të përndjekur ISIS-K. Aftësia e tyre për ta bërë këtë, mendoj se duhet të përcaktohet”, tha Kahl, duke përdorur një akronim për Shtetin Islamik në Afganistan.

Kahl vlerësoi se Shteti Islamik kishte një “kuadro prej disa mijëra” luftëtarësh.

Amir Khan Muttaqi, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm të qeverisë së re talebane, ka thënë se kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik do të adresohet. Ai tha gjithashtu se Afganistani nuk do të bëhet një bazë për sulme ndaj vendeve të tjera.

Kahl sugjeroi se Al-Kaida në Afganistan përbën një problem më kompleks, duke pasur parasysh lidhjet e saj me talebanët. Ishin ato lidhje që shkaktuan ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Afganistan në vitin 2001 pas sulmeve të Al-Kaidës më 11 shtator në Nju Jork dhe Uashington. Talebanët kishin strehuar liderët e Al-Kaidës.

Kahl tha se Al-Kaidës mund t’i duhen “një ose dy vjet” për të rigjeneruar aftësinë për të kryer sulme jashtë Afganistanit kundër SHBA.

Joe Biden ka thënë se SHBA do të vazhdojë të jetë vigjilente kundër kërcënimeve që vijnë nga Afganistani duke kryer operacione të angazhimit të inteligjencës në vend që do të identifikonin kërcënimet nga grupet si al-Kaida dhe Shteti Islamik.

Kahl tha se qëllimi ishte për të përçarë ato grupe në mënyrë që Shteti Islamik dhe Al-Kaida të mos kenë aftësinë për të goditur SHBA-në.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë privatisht se identifikimi dhe përçarja e grupeve si Al-Kaida dhe Shtetit Islamik, është jashtëzakonisht i vështirë pa asnjë ushtarë në vend. Dronët e aftë për të goditur objektivat e Shtetit Islamik dhe të Al-Kaidës po fluturojnë nga Gjiri.

Kahl tha se SHBA nuk ka ende ndonjë marrëveshje me vendet fqinje me Afganistanin për të pritur trupa ushtarake për përpjekjet kundër terrorizmit./The Guardian

©kumtari.al

Read Previous

Xhirimi i setit të filmit Rust: Nuk përjashtohen akuzat penale

Read Next

“Rashë në grackë të dikujt”, Miss Serbia pendohet pasi bëri shqiponjën me duar