Shtëpia e Bardhë, udhëzime për vaksinimet kundër COVID-19 tek fëmijët e vegjël

Shtëpia e Bardhë ka udhëzuar guvernatorët që të fillojnë përgatitjen për të vaksinuar fëmijët e vegjël nga 5 vjeç deri në fillim të Nëntorit, në pritje deri sa Pfizer-BionTech COVID-19 të marrë dritën jeshile për t’u përdorur tek fëmijët e vegjël në javët në vazhdim, tha Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, sipas NBC News.
 
Administrata e Biden ka blerë 65 milionë doza pediatrike, një sasi e mjaftueshme për të vaksinuar rreth 28 milionë fëmijë, të cilët do të lejoheshin të vaksinoheshin nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton përdorimin e vaksinës tek individët e moshës 5 deri në 11 vjeç, tha një zyrtar i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore .
kumtari.al

Read Previous

Mësim online? Kushi: Gati çdo skenar, 500 mësues shtesë, 68 objekte arsimore të rindërtuara

Read Next

Yuri Kim / ” I bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta” / Do të keni mbështetjen e SHBA