Shqiptarët e facebook-ut

Nga Namir Lapardhaja

Kur nuk protestohet, pse nuk protestohet;

Kur protestohet, pse e organizojnë ata protestën;

Kur e organizon opozita, nuk vemi në protesta partiake;

Kur nuk e organizon opozita, ajo nuk proteston se ka marrëveshje me Ramën;

Kur del në protestë, pavarësisht organizatorëve, të thonë: ‘Po ja se vajte, ç’a fitove’;

Kur rritet çmimi i bukës, nuk ka gjë se 100 lekë u rrit;

Kur rritet nafta, ne e kemi makinën me benzinë/gaz;

Kur rritet gazi, ne e kemi makinën me naftë;

Kur rritet energjia, le të rritet, ne ngrohemi me dru;

Kur rritet çmimi i druve, ne ngrohemi me bërsi;

Kur rriten produktet e shportës, nuk e marrim vesh, janë prindërit ata që psonisin;

Gjithçka rritet, vetëm rroga jo!

Po të mos rritet, ne nuk punojmë….

Po për të ngrënë, a hani?

Po kush ka vdekur për të ngrënë, që të vdesim ne…

Read Previous

Në Shqipëri, “dorëheqja” si akt poshtërimi, jo si akt dinjiteti

Read Next

Ibrahimoviç: Falë atyre këmbëve ne hamë…