Shqipëria ndër vendet kryesore për kriminalitetin në Euvropën e Jugut

Shqipëria është mbëthyer nga ngjarjet kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në vendet e para të listës së vendeve të rajonit në lidhje me kriminalitetin.

Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para.

Vendi ynë ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para e ka 47.97. Ndërkohë, Italia që renditet pas nesh ka një indeks kriminaliteti 46.24, ndërsa shtetet e tjera renditen më poshtë duke patur një indeks shumë më të ulet se ne, raporton Abc.

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur. Më i fundit ishte atentati i paradites së sotme në aksin Vlorë-Levan ku mbetën të vdekur Hakim Xhezo dhe Shpati lena.

Renditja për nivelin e kriminalitetit:

Greqia

Shqipëria

Italia

Malta

Kosova

Bosnja

Maqedonia e Veriut

Mali i Zi

Serbia

Kroacia

Sllovenia

Read Previous

Sondazhi i ISP/ Nga dekriminalizimi te shpalljet non-grata nga SHBA dhe MB, ja çfarë mendojnë shqiptarët!

Read Next

Mazhoranca bën gati ligjin për të përjashtuar opozitarët nga parlamenti