Shqipëria do japë 1 mln euro donacion për Ukrainën

Vendi ynë do të japë për Ukrainën 1 mln euro, pas krizës humanitare që ka përfshirë Ukrainën. Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Donatorëve në Varshavë.

“Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen”, tha Rama mes të tjerash.

LEXO EDHE  Vetëvrasja e 31-vjeçarit në ambientet e Komisariatit, Gledis Nano ngre grup inspektimi

Që Shqipëria do të ishte pjesë e Konferencës së Donatorëve, Rama e bëri me dije të Martën, gjatë seancës plaenare të thirrur posaçërisht për mbajtjen e një fjalimi me video nga Presidenti ukrainas Zelensky.

Ky i fundit kërkoi që Shqipëria të kufizojë turistët rusë dhe të ndalojë lundrimin e anijeve ruse.

Rama tha më vonë se masat do të vlerësohen nëse pranohet si sanksione nga Bashkimi Europian.

Read Previous

Qeveria e Ramës i jep Mark Markut 10 mln lekë për mjekim

Read Next

Gjermania sinjalizon përfshirje më të madhe në dialog