Shqipëria abstenon në OKB për rezolutën që lufton glorifikimin e Nazizmit

Shqipëria tjetër lajthitje në OKB, abstenon për rezolutën që lufton glorifikimin e Nazizmit dhe Neo-nazizmit, SHBA voton kundër, Rusia pro (Dokumenti)

Më datë 12 nëntor në Nju Jork në mbledhjen e Komitetit të Tretë të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me iniciativën e Rusisë, u miratua rezoluta për luftën kundër glorifikimit të nazizmit. Në favor të asaj votuan 121 shtete, 2 delegacione votuan “kundër” (SHBA, Ukraina), ndërsa 53 vende abstenuan, mes tyre edhe Shqipëria.

Rezoluta shpreh shqetësim serioz për rritjen e lëvizjeve ekstremiste dhe partive politike që promovojnë racizmin, etnocentrizmin dhe ksenofobinë; partive, të cilat janë të angazhuara në përhapjen e ideologjisë së fashizmit dhe epërsisë racore.

Është për t’u habitur që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina përsëri votuan “kundër” këtij dokumenti, ndërsa delegacionet e vendeve anëtare të BE-së abstenuan nga votimi për projektrezolutën.

Nga ana e saj Shqipëria dhe përfaqësitë e saj nuk japin asnjë të dhënë për këtë votim. Dokumenti i rezolutës dhe votimi i shteteve anëtarë të OKB-së shënon një përpjekje për të eliminuar format e urrejtjes, të cilat në disa raste kanë çuar deri në vrasje.

Përgatiti: Erjon Dervishi 

Read Previous

Çudirat dhe çmenduria në këtë vend nuk kanë të mbaruar / Shikoni rrugën e çuditshme që inaguron kryetari i bashkisë

Read Next

Bardhi jep detaje nga mbledhja e Bashës me kryetarët e degëve të PD, mohon lajmin për përjashtime