Shqipëri-Poloni / Mbaron pjesa e parë me barazim

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Si pasojë e mungesave të rëndësishme në rreshtim për shkak dëmtimesh, pezullimesh e COVID, Shqipëria vjen e cunguar dhe me shumë ndryshime në formacion. Trajneri Reja si fillim ka bërë zgjedhjen e pritshme në prapavijë me Veselin në vend të Gjimshitit.

Ndërkohë, në mesfushë është Ramadani që luan në vend të Gjasulës dhe në mënyrë të papritur është Roshi që luan në mesfushë në vend të Bajramit. Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave.

SHQIPËRI-POLONI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Levandovski kombinon me Zielinskin në hyrje të zonës, mbrojtja kuqezi nuk lejon goditjen drejt portës duke mbajtur larg dyshen e rrezikshme polake me Ramadanin i cili largon.

42’ Sugjerim për Levandovskin në thellësi, Kumbulla kontrollon gjithçka me lehtësi dhe merr duartrokitjet e publikut.

39’ Nuk vonon shumë kartoni i verdhë për Buksa pas një faulli në luftë në ajër kundër Kumbullës.

38’ Nervozizëm mes Kumbullës dhe Buksa pasi sulmuesi ndalohet nga mbrojtësi shqiptar.

34’ I pari që ndëshkohet me të verdhë në këtë sfidë është Ismajli, pas një faulli ndaj Levandovskit.

31’ Top i gjatë në zonë për Manajn, por ky i fundit nuk kontrollon në kohë për të gjuajtur dhe mbrojtja polake largon rrezikun.

30’ Zielinski provon një goditje nga distanca, sfera përfundon në duart e Berishës.

29’ Buksa i ikën Ismajlit nga e majta dhe nis një harkim në zonë për Levandovskin. Ky i fundit gjuan direkt por bllokohet nga Kumbulla.

24’ Aksion me shumë pasime i Shqipërisë që mundohet të gjejë të çarën për të tentuar portën, në fund është Bare i cili gjuan nga distanca por duke çuar sferën shumë lart mbi traversë.

22’ Harkim nga e majta e sulmit polak, topi i lartë në zonë kontrollohet nga dalja e sigurt e Berishës.

17’ Polakët marrin kontrollin e manovrës, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të kuqezinjve duke qëndruar larg zonës së Berishës.

14’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, te e treta topi shkon te Buksa i cili në zonën e vogël gjuan por çon sferën mbi traversë.

11’ Roshi shpërthen në të djathtën, por topi i tij në qendër ndalet nga mbrojtja.

9’ Ramadani vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e çon te Manaj. Ky i fundit nuk pason te Uzuni por tenton vetë. Sfera devijohet dhe shkon te Uzuni por Kryçoviak kthehet dhe largon sferën. Më pas është Ramadani i cili gjuan nga jashtë zonës por fluturon sferën mbi traversë.

14’ Tre goditje këndi radhazi për polakët, te e treta topi shkon te Buksa i cili në zonën e vogël gjuan në por çon sferën mbi traversë.

6’ Insistojnë polakët në këto minuta, duke qenë pranë zonës me disa ndërhyje që bëjnë polakët të kërkojnë ndërhyrjen e VAR, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

4’ Puçarz nis një harkim nga e majta në shtyllën e dytë, topi kthehet në qendër, por sfera largohet nga mbrojtja.

1′ Nis dueli në “Air Albania”.

1’ Para topit të parë, mbahet një minutë heshtje në kujtim të fizioterapistit Ylli Mihali dhe komentatorit Kosta Grillo.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

Panoramasport.al

Read Previous

Vullkani La Palma: Evakuime të reja pasi zjarri përfshinë fabrikën e çimentos

Read Next

Gjuajtje me armë në tubimin e VV-së në Drenas, në prezencën e deputetit Enver Dugolli