Shpërthim tritoli në servis në Tiranë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, ku në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read Previous

Sherri mes adoleshentëve, çfarë ndodhi në Elbasan/ Telefonata në 129 për rrëmbim, policia: Pas veprimeve hetimore…

Read Next

Gledis Nano shkarkon Tonin Vocajn nga detyra