Shpërthim pranë kompleksit bërthamor

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pranë kompleksit kryesor bërthamor në Natanz të Iranit, që në të kaluarën ka qenë shënjestër e akteve sabotuese.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Badroud, 20 kilometra larg vendndodhjes së godinave ku pasurohet uraniumi.

Raportimet paraprake folën për një sulm me raketë, me shumë gjasa nga një dron, por mediat shtetërore bënë me dije se bëhej fjalë për një shpërthim të kontrolluar.

Nournews, një organ mediatik i afërt me forcat iraniane të sigurisë, konfirmoi se një raketë mbrojtëse ajrore u qëllua dhe shpërtheu në qiell, por shtoi se ishte pjesë e një testi ushtarak.

Edhe televizioni shtetëror konfirmoi më vonë këtë pistë, duke deklaruar se shpërthimi ishte pjesë e stërvitjeve të kryera rregullisht nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas mediave nga ky shpërthim nuk ka asnjë dëm material apo të lënduar në njerëz.

Read Previous

Gjermani, Aeroplani ulet në autostradë

Read Next

Tre artiste artizane tregojnë se si pandemia ka riformësuar jetën dhe artin