“Shpërthim i fortë, 7 persona arritën të ikin nga dritaret” – Detajet të tjera nga aksidenti me 46 viktima në Bullgari



Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, ndërkaq ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev./Alsat

©Kumtari.al

Read Previous

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

Read Next

Historia e veçantë e Hyeda el Sayed: Si mbërriti në Shqipëri dhe u bë aq e dashur për publikun?