Shoferi i urbanit: Vuaj nga zemra dhe diabeti

Një urban i linjës së Unazës u përplas ditën e sotme me disa makina, nga i cili mbetën të lënduar 9 persona.

Pas këtij aksidenti ka thyer heshtjen shoferi i urbanit. Ashtu siç deklaroi edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, edhe shoferi thotë se nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentin e përplasjes.

Ai ka treguar për Euronews Albania se vuan nga diabeti dhe nga zemra.

“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti”, është shprehur ai.

Nga informacionet e deritanishme, ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit, por janë duke vijuar hetimet.

Read Previous

Borell zbardh takimet, çfarë diskutoi me Kurtin dhe Vuçiçin

Read Next

Godinat mbi 50-vjeçare ‘në dorë’ të Institutit të Ndërtimit. Asnjë parashikim për truallin