Shkodër, qëllohet drejt lokalit të një 56-vjeçari

Ditën e djeshme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se lokali është në pronësi të shtetasit Tish Pali, 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq, vijojnë hetimet nga ana e policisë për identifikimin e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme”

Read Previous

Ore inceneratorët janë problemi.

Read Next

Sekuestrimi i 60 kg kokainë, kompania kërkon heqjen e sekuestros për anijen me qymyr të bllokuar në Portin e Durrësit