Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të Mërkurë shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani.

Trupa gjykuese që kreu vetingun e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës përbëhej nga Valbona Sanxhaktari – kryesuese, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Në seancën dëgjimore zhvilluar të Enjten e javës së kaluar, komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares Fida Osmani për krijimin e pasurive si dhe konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Komisioni konstaton pamundësi financiare për dy apartamente në Tiranë dhe dy makina. Probleme me justifikimin e disa pasurive të tjera me burime të ligjshme si dhe jodeklarime, KPK gjeti edhe për disa prona të tjera.

Nga ana tjetër, Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës. Megjithatë, pretendimet e Fida Osmanit nuk bindën trupën gjykuese që vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Read Previous

Hepatiti misterioz tek fëmijët/ Mjeku Vasil Llajo këshillon prindërit dhe tregon simptomat e para

Read Next

“Do të përfundojë keq” / Trump parashikon fundin e martesës mes Harry dhe Meghan