Shifrat/ Pjesëmarrja në votime deri në 11:00

13.59% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 11:00, sipas të dhënave të raportuara nga Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve.

Nga 5 211 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2 691 qendra.

26 3190 zgjedhës kanë votuar nga 1 936 110 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara.

Krahasuar me vitin 2021, ka një rënie në pjesëmarrjen në votime, po sipas shifrave të raportuara nga KQZ. Deri në 11:00, dy vite më parë kishin votuar 321 625 qytetarë, me një pjesëmarrje e llogaritur 20.81 përqind. Të dhënat ishin nga 2245 qendra votimi, nga 5199 që ishin në total.

Read Previous

Abilekaj: Bandat e Veliajt po terrorizojnë qytetarët në mes të Tiranës, mediat po kërcënohen

Read Next

Berisha poston foto me familjen: Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në këto votime