Shfaqje nacionalizmi, kurthe dhe intriga në Miss Internacional / Reagojnë Miss Kosova dhe Miss Shqipëria për foton me tre gishta

Përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës në konkursin Miss Internacional, janë shfaqur në një foto së bashku me përfaqësuesen serbe Valentina Petroviq  duke treguar tre gishtat, simbol ky i urrejtjes për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Ndërkohë që në një foto të publikuar më herët në rrjetet sociale, tre përfaqësueset në Miss Internacional u shfaqën duke bërë shqiponjë me duar.

Përfaqësuesja e Serbisë i kërkoi falje kombit të saj për gjestin e shqiponjës dhe u tërhoq nga gara.

Ditën e djeshme , kanë reagur Miss Kosova dhe Miss Shqipëria për foton me tre gishta.

Gjatë një interviste të dhënë për “A TV”, dy vajzat thanë se nuk e dinin se çfarë kuptimi kishte simboli i tre gishtave dhe për më tepër fotografia ishte bërë rastësisht kur ato shkuan të ngushëllonin Valentinën, pas fotos me simbolin e shqiponjës dykrenare.

“Valentina, miss i Serbisë erdhi tek ne në dhomë duke qarë dhe ishte në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të familjes së saj, pasi siç kishte thënë, familja nuk e kishte përkrahur për garën në të cilën po merrte pjesë.

Kjo për shkak se para fotos me tre gishta lartë, Valentina kishte pozuar duke e bërë shqiponjën dhe si pasojë e kësaj, ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga familja dhe producenti, dhe kërcënimet kishin qenë të atilla si: Shko jeto në Kosovë, nuk ki pse me ardh në Serbi, kemi me ta marrë pasaportë e shumë ofendime të tjera”,- tha Gashi, Miss Shqipëria.

“Më ju thonë të drejtën ne nuk e kemi ditur mirë se çfarë nënkupton kjo. Foto është realizuar pasi ka dalë fotoja duke bërë shqiponjën, dhe kjo foto nuk është bërë më dëshirën tonë, ka qenë thjesht sepse ne kemi ndje dhembshmëri për të, sepse ajo ka qenë e kërcënuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, ne kërkojmë falje por mund të themi se jemi të pafajshme”, shtoi ajo. Pas debatit me njëra-tjetrën, Gashi dhe Çitaku e kanë bllokuar Valentinën në Instagram.

Read Previous

Helmimi masiv në Krujë, vazhdon fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në spital

Read Next

Moti i keq në Itali, a do preket Shqipëria? Sinoptikania: Javën e ardhshme priten stuhi