Sherr tek shkolla “Çajupi” në Tiranë

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm te shkolla ‘Çajupi’ në kryeqytet.

Në konflikt janë përdorur dhe sende të forta, janë përfshirë disa qytetarë, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar të plagosur në spital.

Po ashtu mësohet se një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendngjarje.  Ndërkohë, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ndërsa dy persona janë shoqëruar ne komisariat.

Read Previous

Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE

Read Next

Daullet e mjerimit & gëzimit