Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë

Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me sende të forta mes dy familjeve.

Burime nga policia bëjnë me dije se 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt janë arrestuar.

Sipas njoftimit të bluve konflikti ka ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi”.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Në pranga janë vënë shtetasit A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Read Previous

Ironia e Ylli Dylgjerit/ Dy majmuna bëjnë sot drogën në Shqipëri

Read Next

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja shkon në SPAK