Sherr i ‘madh’ në parlament

Ndërpritet seanca plenare pas akuzave e deklaratave të forta të deputetit të PD Ervin Salianji, ndaj Erion Braçes. Një debat i nisur për etikën, teksa më pas Salianji ngriti akuza të forta ndaj deputetes Klotilda Bushka, Taulant Ballës dhe Erion Braçes.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete që bëjnë të prekurat kur një fjalë që nuk fyen askënd, por është e përgjithshme, thuhet në këtë kuvend ndërkohë që kur kryeministri juaj, kryetares së parlamentit i drejtohet kur i vendos këtë për mbarimin e fjalës, në seancën e dytë në të cilën nuk ishim këtu ‘kush je ti këtu’ dhe nuk reagoni, kur i drejtohet ministres këtu me dorë të pushojë kur flet kryetari i opozitës dhe drejtohet në mënyrë aspak etike ndaj vartëseve të veta duke mos respektuar as institucionin dhe asnjë lloj etike tjetër është pak e tepërt. Shikoni kush reagoi tjetër, e flet për etikë, ku iku zonja që doli me libër në dorë. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Kam fituar gjyqin para dy muajsh dhe nuk ia kam thënë. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im, 40 milionë euro vetëm një prej ortakëve të vet duke marrë tendera. Mos të flasim për atë tjetrin me dhjetëra udhëtime që kanë dalë gjithë tenderat e dynjasë. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, se paska ikur. Në përgjimet e prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane. O ti çohu në këmbë. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.

Braçe, i cili ishte nisur të dilte nga salla e parlamentit, është kthyer dhe ka tentuar t’i afrohet për ta qëlluar, nga ana tjetër dhe Salianji është afruar, por ka ndërhyrë Garda e Republikës.

Read Previous

Kush është prokurori i antimafias italiane që çoi pas hekurave 70 anëtarë të Ndrangheta-s, jeton nën mbrojtjen e policisë prej 30 vitesh

Read Next

Regjistrohet një tjetër sukses i Reformës në Drejtësi, lirohet me kusht një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, më herët policia nuk kishte dhënë garanci.