Shehu: Deputetë të nderuar, letra e Alibeajt është për në ‘kosh’, përbuzini të tilla ‘kinezërira’

Nga Tritan Shehu

Deputeteve te nderuar, qe morren mbreme nje liste “kriteresh per zgjedhjen e Presidentit”!

Si nje kolegu juaj desheroj tju ve ne vemendje faktin se ajo leter “kriteresh” qe ju eshte derguar, ne fakt kerkon te vendose ne dyshim rolin dhe integritetin tuaj politik.

Jo thjesht si opozitare, por dhe si deputete ne terresi, ajo leter eshte per ne “kosh”.

Ajo eshte nje tallje me ju, me parlamentarizmin, politiken, institucionin e Presidentit, vete demokracine te bazuar mbi ndarjen e pushteteve e rolin e tyre thelbesor.

Ato “kritere” vlejne vetem per te zgjedhur Drejtuesin e OJQ se Rames, asgje me shume.

Vlejne edhe si nje “gjethe fiku” pikerisht per te fshehur nepermejt jush kete te vertete.

Vlejne per tju perdorur ju ne kete “krim” politik, per te maskuar kete sharlatanizem te dhimbeshem, por qe duhet perballuar tashme me realizem e vizion politik.

Ne fakt ne si PD e humbem mundesine per te influencuar ne zgjedhjen e Presidentit qe me 26 Prill, te nesermen e zgjedhjeve.

Jo thjesht per faktin e rezultati te tyre.

Por dhe per faktin e rende se mbas atij rezultati nuk u pregatit asnje dosje denoncuese per ta paraqitur prane partnereve e institucioneve Europiane, sic beri Berisha me 2001, por u rend mbas pozicioneve personale.

Te pranosh sot ato “kritere” te shkruara nga zyrat e Rames, do te thote te te bejne edhe “budalla”, eshte si te shkosh me kembet e tua te “kasapi”, si dele!

Drejt nje disfate tjeter edhe me te turpeshme politike.

Nqs ndonje nga ju mendon se Rama respekton “Gentlemen agreement”, desheroj tu kujtoj vetem dy procese:

1-Qendrimin e tij me 7 ligjet e reformes ne drejtesi, mbasi mori ne “mirebesim” ndryshimet Kushtetuese.

2-Ndryshimet shkaterruese te Kodit Zgjedhor qe beri, mbasi ju “besua” atij per respektimin e mareveshjes se asaj Tavoline te rrumbullaket.

Dhe dicka e fundit, nqs tellallet e ketyre “kritereve” te Rames kerkojne tju bindin se mbrapa qendrojne dhe “garantues” te sigurte, desheroj tju kujtoj perseri:

–Ndryshimin 180 gradesh te “garantuesve” pikerisht midis asaj qe ata premtonin me buje perpara ndryshimeve kushtetuese, si dhe te asaj tavoline, me qendrimin e tyre me tej.

Rezultatin ju e dini vete, prandaj perbuzini te tilla “kinezerira”!

Read Previous

Plastika do shtrenjtohet nga qershori 25%; Shoqata e qumështit: Blegtoria dhe industria në rrezik real falimenti

Read Next

Ministrja e Financave: Shqipëria do të importoj vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut