Shehaj në zyrën e Palokës për verifikimin e firmave / Degët 5 dhe 7 të PD në Tiranë e cilësojnë show

Deputeti i Partisë Demokratike,  Agron Shehaj shkoi në zyrën e Edi Palokës për të bërë verifikimin e firmave të .

Menjëherë pas këtij veprimi, erdhi regimi nga degët numër 5 dhe 7 të partisë Demokratike në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook,  ata akuzojnë Shehaj se po e bën këtë veprim për protagonizëm personal, duke e cilësuar një show mediatik.

 

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

© Kumtari.al

Read Previous

Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me ata që janë në zi, shërim të shpejtë të lënduarve

Read Next

Publikohen pamje nga momentet e fundit të shtetasve Maqedonas në Turqi