SHBA u trondit nga 3 të shtëna masive gjatë fundjavës së Pashkëve; 2 te vdekur

 Gazeta Kumtari 

Autoritetet në Karolinën e Jugut thonë se po hetojnë të shtënat në një klub në kontenë Hampton herët të dielën që la të paktën nëntë persona të plagosur. Ishte vrasja e tretë masive në SHBA gjatë fundjavës së Pashkëve.

Tre të shtënat në Karolinën e Jugut dhe Pitsburg lanë dy të mitur të vdekur dhe të paktën 31 të plagosur, sipas AP.

Divizioni Shtetëror i Zbatimit të Ligjit të Karolinës së Jugut, i cili po heton, tha në një email se nuk kishte viktima të raportuara në të shtënat e hershme në Cara’s Lounge në Hampton County. Nuk ka informacione të menjëhershme për ashpërsinë e lëndimeve. Qarku Hampton është afërsisht 80 milje (rreth 129 kilometra) në perëndim të Charleston. N

Në Pitsburg, ndërkohë, dy të mitur u vranë dhe të paktën tetë persona u plagosën gjatë një të shtënash në një festë në shtëpi. Të shtënat, që pasuan një sherr, ndodhën rreth orës 12:30 gjatë një feste në një pronë me qira afatshkurtër ku ishin mbledhur qindra njerëz – “shumica dërrmuese” e tyre të mitur, u tha gazetarëve shefi Scott Schubert i departamentit të policisë së Pitsburgut. .

©kumtari.al

Read Previous

Igli Cara shpall kandidaturën për kryetar të PD në Durrës

Read Next

Skema e re piramidale! Zbulohet në Shqipëri nga një bankë në Holandë