SHBA dëbon diplomatët rusë të OKB

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara pasi cenojnë sigurinë kombëtare. Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA pasi janë përfshirë në aktivitete jo diplomatike.

“Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadoriamerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Read Previous

Turqia mbyll kalimin e anijeve luftarake, bllokohen 4 anije ruse

Read Next

Ja si u zgjua sot Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë