‘Shantazh mafioz! Autoriteti i Dosjeve dhunoi ligjin me regji të Ramës’ ‘Shantazh mafioz! Autoriteti i Dosjeve dhunoi ligjin me regji të Ramës’

Nga Petrit Vasili

Shantazhues, vegël politike qorre e Edi Ramës, shkelës e shpërdorues i ligjit dhe detyrës, kjo është fytyra e Autoritetit të Dosjeve.

Autoriteti i Dosjeve, që de facto është kthyer në një zyrë shtesë e qeverisë dhe aspak në një institucion i pavarur, u vu haptas në sherbim të një skenari politik mafioz për të shantazhuar ish-Presidentin Meta.
Në shpërdorim të hapur të detyrës dhe në dhunim të plotë të ligjit, ky Autoritet zbatoi hapur një skenar shantazhi dhe krijimi të një konfuzioni plotësisht të qëllimshëm publik me iniciale emrash dhe me e-mail anonim, ku gjithshka u krye me regji të Qeverisë dhe Ramës.
Autoriteti i Dosjeve u shndërrua pra në mënyrë flagrante në një manipulues dhe krijues të një konfuzioni të qëllimshëm për llogari të qeverisë, e cila është në gjendje katastrofike nga zbulimi i korrupsionit me fakte tronditëse.

Asnjë dallim s’ka ky Autoritet Dosjesh nga Sigurimi i Shtetit, që dikur shantazhonte dhe kërcënonte me çdo formë dhe mjet shqiptarët në funksion të diktaturës së urryer komuniste dhe të shkatërrimit të jetës së mijra e mijra shqiptarëve.

Kur ky Autoritet arrin të guxojë të shantazhojë ish-Presidentin e Republikës mendoni se ç’ndodh me qytetarë të thjeshtë.

Qytetarët e thjeshtë mund të bëhen në çdo çast viktima të shantazhit e manipulimit të tij me Dosjet e Sigurimit për qëllime dhe përfitime nga më të ulëtat.

Vënia në veprim e këtij shantazhi të hapur, me regji të urdhëruar nga mafia në pushtet, ka asgjesuar përfundimisht Autoritetin e Dosjeve si institucion publik e ligjor dhe ka bërë zero autoritetin e tij moral.

Autoriteti i Dosjeve është sot një institucion i rrëzuar dhe përfaqëson thjesht një vegël në duar të Edi Ramës, që gjendet në hall të madh sepse është mbërthyer nga korrupsioni dhe hajdutëria shtetërore e faktuar me qindra qindra dokumente e fakte asgjësuese.

Autoriteti është realisht nën akuzë të rëndë publike për veprimet e tij të rënda antishtetërore.

Autoriteti i Dosjeve si Sigurimi i Shtetit të kohës tonë duhet dhe do të përgjigjet deri në një për shkeljen e ligjit, për shantazhin që zbatoi me regji të qeverisë dhe për zhgënjimin shumë të thellë, që ju solli të gjithë qytetarëve shqiptarë.

SPAK të fillojë urgjentisht hetimin e gjerë e shumë të thelluar të skenarit politik mafioz të zbatuar nga Autoriteti dhe të ndëshkohen me të gjithë rreptësinë e ligjit përgjegjësit siç e meritojnë.

Asnjë të mos ketë as iluzionin më të vogël se do mund ti shpëtojnë përgjegjësisë dhe vënies përpara drejtësisë për këtë shkatërrim e përdorim mafioz të shtetit për të hequr e devijuar vemendjen nga hajdutëria dhe vjedhjet masive të qeverisë.

Read Previous

Gledis Nano shkarkon Tonin Vocajn nga detyra

Read Next

Ylli Manjani: Autoriteti i Dosjeve duhet të merret nën përgjegjësi penale