Serioziteti me të cilin Stalini e merrte një takim me një delegacion shqiptar

“Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë”. Kështu iu përgjigj Edi Rama pyetjes së një gazetari gjerman se pse ai vizatonte zakonisht gjatë bisedave në zyrë ose konferencave ndërkombëtare.

Në fakt, Edi Rama nuk është politikani i vetëm që “shkarravit” gjatë një takimi formal. Më herët, Xhorxh Bush, Xhimi Karter apo dhe Adolf Hitleri e kishin një zakon të tillë. Dhe me sa duket edhe Jozef Stalin, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik.

Historiani Sergey Radchenko, pjesë e “Kissinger Center” ka publikuar në Twitter një fotografi të shënimeve që ka mbajtur Stalini në një takim me një delegacion shqiptar. Nuk bëhet e ditur kush ishin pjesëmarrësit e tjerë në takim, por ajo që bie në sy është se “shënimet” e Stalinit janë në fakt vizatime dhe fraza të shkëputura.
/ Marrë nga GSH.al

sergay

Read Previous

SPAK çon për gjykim “ushtrinë” e Gjergj Cukalit

Read Next

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS