Serbia i kthen fjalën rrugës SHBA-ve

Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të veprojë në përputhje me interesat e vendit të tij sa i takon zhvendosjes së ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem të Izraelit.

Dhe interesat e Serbisë, sipas tij, kanë ndryshuar nga momenti që Izraeli njohu Kosovën.

1 korriku ishte dita e fundit e skadimit të afatit të përcaktuar për Beogradin që të zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Afati përcaktohet në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, nga presidenti serb dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti.

Dokumenti kishte 15 pika të njëjta që Serbia dhe Kosova nënshkruan me Shtetet e Bashkuara, por pika e fundit e dokumentit ishte e ndryshme. Kosova nënshkroi për njohje të ndërsjellë me Izraelin, ndërsa Serbia se do të zhvendoste ambasadën në Jerusalem, deri në 1 korrik 2021. Kosova e ka hapur sakaq ambasadën e saj në Jerusalem.

“Respektojmë miqësinë me Izraelin, por duke respektuar edhe veten. Ju nuk mund të na thoni – ne kemi njohur pavarësinë në një pjesë të territorit tuaj dhe tash ju urdhëroni”, tha Vuçiç. Në 30 qershor, Shtetet e Bashkuara deklaruan se presin që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen detyrimeve të marra në Uashington.

Read Previous

“Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta kenë pjekur PD dhe Lulzimin”

Read Next

Ç’po ndodh me Bazën Detare të Sarandës?