Senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën

 Gazeta Kumtari 

Tre senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën, shkruan Express.

Të tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror.

Senatori, Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi në Twitter më 19 prill ka thënë se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e ShBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve ruse për të minuar paqen.

Read Previous

Kërcënon Alibeaj: Do të përballem vetë me Ramën

Read Next

Pronarët e ardhshëm të Milanit me synime të qarta, zbulohet e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç