“Sëmuret” Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shtyrë takimet që kishte të parashikuara në axhendë. Kështu ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e tij Vasiljevic.

Kjo e fundit bëri me dije se mjekët i kanë sugjeruar Vuçiçit të bëjë pushim dhe se nuk ka një problem serioz. Nesër në Serbi do të shkojë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen.

Vasiljeviç tha se takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë dhe se fjalimi i Vuçiç në Novi Sad u anulua.

“Presidenti nuk ëshët mirë nga ana shëndetësore, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha Vasiljevic.

Read Previous

234-mijë shqiptarl kanë kërkuar azil ne Evropë nga janari 2008 deri në korrik 2021

Read Next

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *