Sëmundja e Celine Dion është përkeqësuar

Ka kaluar një vit që kur këngëtarja Celine Dion tregoi për herë të parë publikisht se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ashpër, një Çrregullim i rrallë neurologjik që e pengon atë të këndojë si dikur.

Motra e saj, Claudette Dion ka dhënë detaje për shendetin e këngëtares, duke njoftuar se ajo tanimë nuk ka kontroll mbi muskujt e saj.

Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar këngëtarja duket se po e përkeqëson gjendjen e saj.

“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar…Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë….Nuk e di. Kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.”

Read Previous

Dua Lipa rekomandon listën e preferuar të librave, në mesin e tyre edhe një autore shqiptare

Read Next

Nis në mbrëmje Festivali i ’62-të i Këngës në RTSH