Sëmundja e Celin Dion e pashërueshme/ Motra e këngëtares jep detaje rreth shëndetit të saj

Sëmundja e Celin Dion është e pashërueshme. Detajet rreth shëndetit të këngëtares i ka dhënë së fundmi motra e saj disa muaj pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me Sindromën Stiff-Person (SPS).

Bëhet fjalë për një çrregullim të rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve.

Duke folur për Le Journal de Montréal, Claudette Dion, rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine, dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson.

75-vjeçarja tregoi po ashtu se këngëtarja po konsultohet me disa nga studiuesit më të mirë të fushës.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur u tregoi fansave për sëmundjen e saj në dhjetor të vitit 2022. Më pas, me anë të një njoftimi në Instagram, ajo i njoftoi se i duhej të anulonte turin që kishte planifikuar.

Claudette theksoi se motra e saj është luftëtare dhe do të tentojë të gjejë një zgjidhje brenda opsioneve që ofrohen për rastin.

“Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne s’po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.”

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.

Read Previous

Profesionalizmi bën diferencën/ Aurela Gaçe refuzon të bashkëpunojë me Luiz Ejllin

Read Next

Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në shtetin më të përpiktë në botë