Sekuestrimi i 60 kg kokainë, kompania kërkon heqjen e sekuestros për anijen me qymyr të bllokuar në Portin e Durrësit

Kompania që ka në zotërim anijen me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë pak javë më parë ka depozituar në GJKKO një kërkesë për heqjen e sekuestros të vendosur në SPAK.

Sipas News 24, kërkesa është depozituar ditën e sotme nga përfaqësues dhe avokati i kompanisë “MS Unistream & CO.KG”.

Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave ishte nisur nga një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim.

Ajo u vendos në terminalin lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë

Read Previous

Shkodër, qëllohet drejt lokalit të një 56-vjeçari

Read Next

Meta përshëndet hapjen e negociatave